Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kujton 26 nëntorin e vitit 1997 ku në Rezallë të Re siç shkran ai, u zhvillua një betejë e rëndësishme e njësiteve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me forcat serbe, të cilat një ditë më parë kishin sulmuar komandantin e njohur Abedin Rexha në Vojnik.
Postimi i plotë i Presidentit Thaçi në llogarit e tij Facebook:
“Më 26 nëntor 1997, në Rezallë të Re u zhvillua një betejë e rëndësishme e njësiteve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me forcat serbe, të cilat një ditë më parë kishin sulmuar komandantin e njohur Abedin Rexha në Vojnik.
Duke u tërhequr me humbje dhe turp, forcat serbe vranë mësuesin Halit Geci”, ka thënë Thaçi.
“Varrimi i mësuesit Geci u bë më 28 nëntor, me praninë e një mase të jashtëzakonshme. Aty, pas ceremonisë së varrimit dolën publikisht përfaqësues të UÇK-së, të cilët u mirëpritën. Kosova po hynte në një fazë të zhvillimeve ushtarake dhe politike intensive”, ka shtuar më tej ai.