Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka siguruar se me kodin e ri telefonik do të eliminohen tërësisht operatorët ilegalë që deri më tash kanë funksionuar në territorin e Kosovës.
Ai thotë se kodi telefonik, i arritur përmes marrëveshjes, një ditë më parë në Bruksel, si pjesë e marrëveshjes me Serbinë, forcon Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe hap rrugë për programimin shtetëror të digjitalizimit.
Ky është postimi i Presidentit Thaçi në “Facebook”:
Pozicioni i shtetit tonë forcohet edhe më shumë në arenën ndërkombëtare me kodin e ri në fushën e telekomunikacionit.
Kodi telefonik +383 është pronë e Kosovës, me të cilin do të administrojnë institucionet tona. Operimet ilegale dhe pengesat e deritashme do të eliminohen në tërësi.
Tash Kosovës i është hapur rruga që ta jetësojë edhe programin shtetëror të digjitalizimit.