Kohëve të fundit Hashim Thaçi është përballur me protesta, kryesisht politike, të cilat i ka kritikuar gjithmonë. Sot ndodhi krejt ndryshe, pasi qasja e presidentit ishte e llojit të padëgjuar ndonjëherë prej tij.
Presidenti Thaçi i doli krah protestuesve të sotëm për ajrin, duke thënë se shqetësimet e tyre janë reale, shkruan gazetametro.net.
‘Institucionet përgjegjëse duhet të koordinohen dhe marrin masa afatshkurtra si dhe afatgjata për eliminimin e shkaktarëve të ndotjes së ajrit’, ka thënë presidenti.
I pari i vendit ka thënë se i del krah kësaj proteste pasi dëshiron një ambient dhe ajër më të pastër në kryeqytet.
Por, ani pse Thaçi ofroi qasje të re për protestat, problemi ishte prezent edhe gjatë kohës sa qeverinë e udhëhiqte vetë ai. Të paktën kështu thonë ekspertët, të cilët thanë se ajri është i tillë me dekada.
Sido që të jetë, ani pse ishte adresuar problemi dhe kishte pasur shqetësime për ajrin edhe vite më parë, është vetëm hera e parë kur Hashim Thaçi, dikur kryeministër e tash president, del në anën e protestuesve dhe kërkon të zgjidhet problemi i ajrit./gazetametro.net.