Rajon & Botë

Presidenti italian paralajmëron zgjidhjen e krizës në Itali brenda disa orëve

Presidenti italian, Sergio Mattarella tha sot se në orët e ardhshme do të vendos se si do ta zgjidhë krizën politike në Itali, pas dështimit të referendumit dhe dorëheqjes së kryeministrit, Matteo Renzi.

Në javën e shkuar në Itali u mbaj referendumi popullor, ku nuk u mbështet ndryshimi kushtetues i propozuar nga Qeveria italiane dhe menjëherë pas rezultateve, kryeministri italian Matteo Renzi ka njoftuar dorëheqjen e tij, transmeton KosovaPress.