Arsim & Kulturë

Presidenti i ndan medalje tenorit Lahaj: Ai po e afirmon Kosovën dhe po shkëlqen nëpër botë

Presidenti Hashim Thaci e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë tenorin e famshëm Kosovar Ramë Lahaj.

Presidenti Thaçi ka thënë se tenori Ramë Lahaj përmes artit muzikor po shkëlqen kudo në skenat botërore dhe po e afirmon denjësisht emrin e Kosovës.

“Kosova ka shumë talente, ka shumë profesionistë që me përkushtim po arrijnë majat e suksesit në arenën ndërkombëtare”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ndërsa, tenori Ramë Lahaj u shpreh i nderuar me ndarjen e kësaj dekorate të veçantë nga presidenti Thaçi.

“Ndjehem i nderuar, sepse shumë njerëz të merituar e kanë marrë këtë dekoratë për këtë dhjetëvjetor të pavarësisë”, u shpreh tenori Lahaj.

Presidenti Thaçi dhe tenori Ramë Lahaj kanë diskutuar edhe për mundësitë dhe vështirësitë që mund t’i ketë jeta në diasporë për ndërtimin e karrierës profesionale.