Aktuale

Presidenti Hollande viziton Tiranën

Burime zyrtare nga Presidenca e Shqipërisë kanë bërë të ditur për “Top Channel” se Presidenti i Francës Francois Hollande, do ta vizitojë Tiranën më 3 mars, me ftesë të Presidentit Bujar Nishani.

Po të njëjtat burime nuk kanë dhënë detaje te tjera, pasi axhenda është ende në diskutim mes dy kabineteve. Por e vetmja gjë që kanë konfirmuar është se veç takimit me Presidentin Nishani, Hollande do të takohet dhe me kryeministrin Rama, kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, kreun e opozitës Lulzim Basha dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Kjo është hera e parë që një President i Francës viziton Shqipërinë.

Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi temat e diskutimit, mësohet se ato do të jenë të fokusuar tek marrëdhëniet mes dy vendeve, por edhe te situata e sigurisë në botë, transmeton KosovaPress.