Presidenti i vendit dhe njëherit Komandanti Suprem i Ushtrisë së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka dalë para ushtarëve të FSK-së për të inspektuar këtë forcë.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka nisur inspektimin në Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, një ditë para transformimit të saj në ushtri.
Si rrallë herë, presidenti Thaçi është veshur me uniformë ushtarake të FSK-së.
Kjo vizitë po bëhet në kazermën “Adem Jashari” , një ditë para seancës së Kuvendit të Kosovës për formimin e Ushtrisë së Kosovës, e cila është paraparë të mbahet nga ora 10:00.
Ndërsa, ceremonia për ushtrinë do të mbahet në orën 17:00 në Ministrinë e FSK-së.