Aktuale

Presidenti frikësohet se nuk do të hyjë hiç në agjendë liberalizimi i vizave

Presidenti Hashim Thaçi, në konferencën për media që po e mban në Paris, ka folur për mundësinë që Kosova të mos jetë pjesë e agjendës evropiane këtë vit.
Presidenti Thaçi vë në mëdyshje gatishmërinë e shteteve të Bashkimit Evropian për ta përkrahur heqjen e vizave për kosovarët.

Nuk e kuptoj refuzimin e asnjë shteti të BE’së për liberalizimin e vizave për Kosovën”

Gjithashtu presidenti nuk është i sigurt nëse çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të mund të hyjë në agjendën e BE’së muajt e ardhshëm.

Kryeministri Haradinaj të enjten ka deklaruar se për Kosovën është e rëndësishme që të arrij të hyjë në rend të ditës në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të BE’së.

Autoritetet në Prishtinë janë deklaruar se deri në fund të këtij viti, presin nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian të marrin vendim pozitiv lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Por, zyrtarë nga Bashkimi Evropian në vazhdimësi janë duke kërkuar që të mos jepen data të liberalizimit. /Express/

the authorBurbuqe Metolli