Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka thënë sot se nuk do të hezitojë ta vrasë të birin nëse akuzat për përfshirjen e tij në transportimin e drogës në vlerë prej 125 milionë dollarë vërtetohen. Po ashtu, është zotuar se do t’i mbrojë policët të cilët e vrasin atë.
“Kam thënë para urdhrit tim: ‘Nëse kam fëmijë të përfshirë në drogë, vrisni në mënyrë që njerëzit nuk kanë çka të thonë”, ka thënë Duterte gjatë një fjalimi mbrëmë, raporton AFP, përcjell Express.
“Prandaj i kam thënë Pulongit [nofka e birit të tij]: ‘Urdhri im është të të vrasin nëse kapesh. Dhe do t’i mbroj policët që të vrasin, nëse akuzat vërtetohen”, ka thënë Duterte.
Deklaratat e tij vijnë pas akuzave se Paolo Duterte është i lidhur me një kartel ndërkombëtar të drogës që kishte tentuar të transportonte drogë në vlerë 125 milionë dollarë nga Kina për në Manila në muaji maj të këtij viti.
Akuzat janë bërë nga senatori Antonio Trillanes IV, i cili është kundërshtar i zëshëm i presidentit Duterte.
/Express/





















