Presidenti i Filipineve, Roddirgo Duterte, e ka kritikuar sot ashpër Bashkimin Evropian, pasi që kjo e fundit u bëri thirrje autoriteteve filipinase që të nisin një hetim të menjëhershëm ndaj numrit në rritje të vrasjeve në luftën e vendit kundër drogës.
Si kundërpërgjigje, Duterte përdori fjalët: “Ik p**dhu BE”, si dhe e akuzoi bllokun për hipokrizi, duke e pyete: “E ju, sa njerëz keni vrarë?”, transmeton Express.
Duke folur në qytetin jugor, Davao, Duterte tha: Kur e lexova [deklaratën] e BE-së për dënim [ndaj Filipineve] u thashë atyre ‘ik p**dhuni’”.
Në një rezolutë javën e kaluar, Parlamenti Evropian tha se përderisa pajtohet se trafikimi dhe abuzimi me drogë në Filipine mbetet një shqetësim serioz dhe kombëtar, po ashtu është e shqetësuar me numrin e madh të vrasjeve gjatë operacioneve policore në kontekst të intensifikimit të fushatës kundër drogës dhe krimit./Express/