Aktuale

Presidenti ende s’ka koment për “vëllanë” Erdogan

Presidenti Hashim Thaçi ende s’e ka thënë asnjë fjalë për dështimin e puçit në Turqi. Thaçi, i cili ka pasur raporte ‘vëllazërore’ me Erdogan ende s’ka reaguar për dështimin e ushtrisë turke për të marrë pushtetin në Ankara.

Sidoqoftë, puçi i nisur mbrëmë vonë, ka dështuar derisa ushtarët janë dorëzuar. Rrugët e qyteteve kryesore të Turqisë janë mbushur me mbështetës të Erdoganit.