Aktuale

Presidenti i BERZH’it të hënën në Kosovë

Presidenti i BERZH-it, Suma Chakrabarti të hënën do ta vizitojë Kosovën.

Ai  do të takohet edhe me  ministrin e Financave Avdullah Hoti. Takimi ndërmjet Ministrit Hoti dhe presidentit të BERZH-it, Chakrabarti do të mbahet në ora 12:45, në Ndërtesën e Qeverisë.

Pas takimit do të ketë prononcim për media nga ministri Hoti dhe presidenti i BERZH-it, Chakrabarti.