Aktuale

Presidenti i bashkëngjitet komunitetit LGBTI në shesh

Në Paradën e Parë të Krenarisë së komunitetit LGBTI, që po mbahet në sheshin Skenderbeu në Prishtinë, po merr pjesë edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

“Jam këtu për të shprehur gjithë mbështetjen institucionale ndaj komunitetit LGBTI dhe për konfirmuar se në Kosovë të gjitha komunitetet janë të barabarta dhe se shtetit i Kosovës është i ndërtuar mbi parimet e lirisë dhe barazisë”, ka thënë Presidenti.

Më tej, Thaçi ka thënë se nuk do të lejohet që askush të kërcënoj dhe t’i cënojë të drejtat ndonjë individi apo ndonjë grupi.