Një person ka raportuar në Polici se një predhë ka rënë në xhamin e veturës së tij që ishte e parkuar.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mirko Gashi”, në Prishtinë ku ankuesi informon se vetura e tij ka qenë e parkuar në trotuar afër shtëpisë së tij dhe në rrethana të paqarta është dëmtuar xhami në pjesën e pasme të veturës nga një predhë e armës së zjarrit.
Nuk raportohet për të lënduar, kurse njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rasti u dedikohet hetimeve./KosovaPress/