Mbrëmë forca të mëdha policore u panë në lagjet shqiptare të Shkupit.
Prani e madhe e forcave policore është vërejtur mbrëmë në Hasanbeg dhe në Haraçinë të Shkupit.
Nga MPB-ja ndonëse të kontaktuar nuk deshën të zbulojnë detaje dhe as të konfirmojnë se atje ka aksion policor, shkruan portalb.
Megjithatë raportohet se bëhet fjalë për aksion kundër trafikantëve të mjeteve narkotike.