Aktuale

Prangoset personi që dyshohet se mori ryshfet për një leje

Një person është arrestuar në komunën e Obiliqit, pasi dyshohet se mori ryshfet në shkëmbim të rregullimit të lejes mjedisore për një kompani.

Arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur dje pasdite rreth orës 18:00 në komunën e Obiliqit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që dyshohet se ka kërkuar ryshfet në shkëmbim të rregullimit të lejes mjedisore për një kompani. Si shpërblim për rregullimin e kësaj leje i dyshuari ka marrë ryshfet”, njofton policia.

Bëhet e ditur se pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë me aktvendim të prokurorit./FaktePlus