Aktuale

Prangoset për posedim të paautorizuar të armës

Një person është arrestuar në Milloshevë të Obiliqit, pasi policia e Kosovës gjatë kontrollit në veturën e tij ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë-automatike me 10 fishekë.

Rasti ka ndodhur dje në orën 2.50 të mëngjesit, raporton të enjten Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.