Aktuale

Prangoset dy shqiptarë, përdornin fëmijën për të trafikuar drogë

Dy shqiptarë trafikantë droge kanë rënë në pranga të policisë italiane.

Sipas mediave italiane, dy të arrestuarit rezidentë në Lucca, Itali, përdornin fëmijën e njërit prej tyre për të mbuluar trafikun e paligjshëm të drogës.

Ata e mbanin me vete fëmijën për të mos tërhequr vëmendjen e policisë dhe për të shmangur dyshimet e tyre. Të arrestuarit trafikonin drogë mes provincave Pistoia dhe Lucca.

Gjatë kontrollit në automjetin e tyre policia ka gjetur dhe sekuestruar 115 gramë kokainë të fshehur në anën e pasagjerit. Dy të arrestuarit ndodhen në paraburgim, ndërsa seanca gjyqësore është caktuar me 3 Gusht, raporton Klantv.

Sipas policisë, dy shqiptarët nuk janë tregtarë droge që veprojnë vetëm mes këtyre dy provincave, por dyshohet se ata përfshijnë një rrjet më të gjerë shpërndarjeje