Aktuale

Pozita dhe opozita sot përballen për demarkacionin

Debati i shumëpritur për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi do të fillojë në orën 10:00 në sallën alternative të Kuvendit. Sipas agjendës, fjalën hyrëse do ta ketë kreu i Kuvendit, Kadri Veseli. Të pranishmëve do t’u drejtohet edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie.

Pjesëmarrës në debat do të jenë gjithsej 120 deputet dhe 83 të ftuar. Ndër ta është edhe Ambasadori i SHBA’së, Greg Delawie, i cili do t’iu drejtohet deputetëve me fjalim.

Konfirmim për pjesëmarrje ka bërë AAK dhe Vetëvendosje. Këta të fundit do të marrin pjesë me gjithsej pesë deputetë. Partitë e opozitës vazhdojnë të jenë të palëkundura kundër ratifikimit të kufirit me Malin e Zi, shkruan Express.

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nesër do të jenë pjesë e debatit për demarkacionin i cili pritet të fillojë ne orën 10:00.

Debati pritet të zgjasë gjithsej 5 orë. Ndërsa pjesë e këtij debati pritet të jenë ekspertë.