Aktuale

Poston fotografi me armë në Facebook, policia i shkon në shpi

Policia e Kosovës ka kontrolluar lokacionin e një personit nga Malisheva pasi që ai kishte postuar një fotografi me armë në Facebook.

Sipas policisë, pas kontrollimit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari intervistohet, iniciohet rasti në fjalë me procedurë të rregullt.