Aktuale

Postojnë foto me armë në Facebook, arrestohen

Dy persona janë arrestuar pasi kishin postuar foto të armës në rrjetin Facebook.

Rasti ka ndodhur në Isniq të Pejës, ka bërë të ditur sot Policia e Kosovës.

Policia me këtë rast ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Personat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.