Aktuale

Poseduesi i marihuanës sulmon vëllanë pas një mosmarrëveshje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Graçanicë, i cili dyshohet se ka sulmuar vëllanë e tij.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. Në dhomën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë”, thuhet në raport.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Indeksonline/

the authorE B