Një pjesëtar i Policisë Kosovës është sulmuar fizikisht nga dy persona të cilët posedonin subsantë narkotike.
Zyrtari i policisë ishte duke vrapuar përderisa ka hasur në dy persona të cilët posedonin substanca të ndaluara.
Në raportin e policisë thuhet se njëri nga të dyshuarit është arrestuar.
“Viktima mashkull K-Shqiptar (pjesëtar i policisë), raporton se deri sa ishte duke vrapuar kishte hasur në dy persona të dyshuar meshkuj K-Shqiptar të cilët posedonin substancë të dyshuar narkotike. Njeri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.
Rasti ka ndodhur dje në Mitrovicë./FaktePlus