Numri i të vdekurve nga zjarret në pjesën qendrore të Portugalisë arriti në 57, tha sot një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të vendit, ndërkohë që më parë ishte raportuar për 43 të tillë.
Zjarre të fuqishme shpërthyen dje në mbrëmje në rajonin Leiria, në qendër të Portugalisë, sipas sekretarit të Shtetit për Punët e Brendshme, Jorge Gomes.
Zjarret shpërthyen dje në orën lokale, 15:00 (14:00 GMT) në komunën e Pedrogao Grandes.
Numri i lartë i viktimave erdhi pasi flakët përfshinë shumë makina që udhëtonin pranë një rruge, që gjendej shumë afër pyllit, thanë dëshmitarë të ndryshëm.