Rajon & Botë

Porta e Berlinit ‘ngjyroset’ me flamurin turk

Një prej simboleve të kryeqytetit gjerman të Berlinit, Porta e Brandeburgut është veshur me simbolet e flamurit kombëtar turk. Kjo shfaqje është bërë në shenjë solidariteti me Stambollin, pas sulmit terrorist në natën e vitit të ri.

Me vendimin e marrë nga Bashkiaku i Berlinit, Michael Müller, me qëllim që të tregohet se janë në solidaritet me Stambollin, “qytetin vëlla”, Porta historike e Brandenburgut në Berlin, mbrëmë, u shëmbëllye me flamurin turk.

Kryebashkiaku gjerman mësohet gjithashtu se i ka nisur një letër ngushëllimi homologut të tij turk Kadir Topbash. Si Gjermania ashtu edhe Turqia janë goditur së fundmi nga dy sulme të fuqishme terroriste.