Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj edhe një herë ka reaguar për aksionin e madh në veri të Mitrovicës
Përderisa është ende duke u zhvilluar ky aksion në veri, Haradinaj ka porosit Serbinë se nuk duhet që të mbështeten mbi bazën e përkatësisë etnike.
Haradinaj po ashtu tha se Qeveria e Serbisë nuk dihet të synojë minimin e përpjekeve tona për luftimin e krimit të organizuar.
“Forcimi i sundimit të ligjit është interes thelbësor i vendit dhe rajonit tonë. Krimi i organizuar dhe kontrabanda janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për progresin tone të përbashkët, dhe NUK duhet të mbështetet mbi bazën e përkatësisë etnike dhe të çfarëdo baze tjetër. Qeveria e Serbisë nuk duhet të synojë minimin e përpjekjeve tona për luftimin e krimit të organizuar”, ka shkruar Haradinaj në facebook.
Ndryshe që nga ora 05:00 e mengjesit Policia e Kosovës ka zhvilluar aksion të madh policor me qëllim të luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në këtë aksion kanë mbetur disa policë të lënduar/FaktePlus