Popullsia e botës mund të arrijë deri në 10.9 miliardë banorë deri në fund të këtij shekulli, thuhet në një analizë të bërë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, e që në fakt ka rritur shqetësimin se shtimi i 3 miliardë njerëzve në botë mund t’i harxhojë burimet natyrore të botës dhe të ndikojnë negativisht në ngrohjen globale.
Gjithsesi, edhe pse do të shënohet rritje të numrit të popullsisë, do të bie numri i lindjeve në botë në krahasim me atë të vitit 1990. Në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, lindjet në aspektin global ishin 3.2 fëmijë për një grua, ndërsa në këtë vit, lindjet shënojnë 2.5 fëmijë për një grua. Ekspertët thonë që shkalla e lindjeve në nivel global do të ulet, por popullsia e botës gjithsesi do të rritet, duke bërë kështu që deri në vitin 2050 të jenë rreth 9.7 miliardë njerëz.
Ky raport parashikon rritje më të ngadalshme të popullsisë në krahasim me një studim të vitit 2017, i cili po ashtu ishte realizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Ky raport gjithashtu thekson se vendi i cili pritet që të ketë më së shumti banorë në vitin 2027 do të jetë India, duke ia kaluar kështu Kinës. Në 30 vitet e ardhshme, 54 vende pritet që të kenë rënje të numrit të popullsisë, duke përfshirë këtu Lituaninë, Bullgarinë, Ukrainën dhe Japoninë, raporton Euronews, transmeton Gazeta Express.