Fun

Politikania e parë që ushqen fëmijën me gji në Parlamentin australian

Senatorja australiane Larissa Waters, është bërë politikania e parë që ushqen një fëmijë me gji në parlamentin kombëtar.

Waters, nga partia e të majtës Greens, ushqeu të bijën dy vjeçare Alia Joy gjatë një votimi të martën.

Dhoma e ulët vitin e kaluar iu bashkua Senatit për lejimin e dhënies së gjirit, por deri tani asnjë deputete  nuk e kishte bërë këtë.

Ajo  pati reaguar ashpër në vitin 2015 kur Kelly O’Dwyer, një ministre e qeverisë,  bëri thirrje për shqyrtuar  dhënien e qumështit.

“Ne kemi nevojë për më shumë gra dhe prindër në Parlament,”  pati shkruar Waters në Facebook./KosovaPress/