Rajon & Botë

Politikania amerikane mban fjalim tetë orë

BOCA RATON, FL - JANUARY 25: House Minority Leader Nancy Pelosi (D-CA) speaks during a tax town hall discussion at Florida Atlantic University on January 25, 2018 in Boca Raton, Florida. The town hall dealt with the effects of the Trump administrations Tax Cuts and Jobs Act on Florida's working families. (Photo by Joe Raedle/Getty Images)

Politikania amerikane, Nancy Pelosi, mendohet të ketë shënuar rekord me fjalimin më të gjatë të bërë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.

Pelosi, udhëheqëse e pakicës demokrate, ka treguar histori të imigrantëve për tetë orë.

Ajo ka bërë fushatë në mbështetje të imigrantëve pa dokumente, që kanë hyrë në SHBA si fëmijë.

Administrata e presidentit Donald Trump planifikon të shfuqizojë të ashtuquajturën skemë Daca, e cila daton nga koha e ish-presidentit Barack Obama dhe mbron nga dëbimi imigrantët e rinj pa dokumente.

Me shfuqizimin e Daca-s, mbi 800,000 veta do të përballeshin me dëbim.

Republikanët dhe demokratët pritet të diskutojnë këtë javë për fatin e tyre, në kuadër të marrëveshjes për buxhet.

Në mediat sociale, shumë përdorues kanë vënë në dukje se Pelosi, jo vetëm që ka folur për tetë orë, porse, gjatë kësaj kohe, ajo ka konsumuar vetëm ujë dhe ka pasur veshur këpucë me taka ta larta.