Aktuale

Politikanët gjermanë shpërthejnë kundër Erdoganit: Të ndalohet të vizitojë Gjermaninë

Marrëdhëniet gjermano-turke po përballen me një prej sfidave më të mëdha të epokës moderne, tha ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, një ditë pasi një gazetar gjermano-turke u akuzua zyrtarisht në Turqi për propagandë terroriste.

Ndalimi i Deniz Yucel, i cili punon për gazetën gjermane “Die Welt”, ka çuar në shpërthimin e zemërimit dhe frustrimit nga politikanët gjermanë kundrejt Turqisë.

Shumë politikanë kanë ngritur kërkesa zyrtare për ndalimin e vizitave në Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, shkruan “BBC”.

Erdogani kishte parashikuar të vizitonte Gjermaninë dhe disa vende të Bashkimit Evropian para referendumit të 16 prillit në Turqi, i cili pritet t’i japë kompetenca edhe më të mëdha.