Aktuale

Policia: Zeka dyshohet për mashtrim dhe shmangie nga tatimi

Policia e Kosovës konfirmon arrestimin e deputetit Milaim Zeka. Sipas Policisë ai është arrestuar për veprën penale mashtrim dhe shmangie nga tatimi.

“Mund t’iu konfirmojmë se sot Policia e Kosovës ka intervistuar personin me inicialet M.Z. lidhur me veprën penale që ndërlidhet me, ’Mashtrim’ dhe ‘shmangie nga tatimi’. Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës të gjitha veprimet e mëtejme do t’i ndërmerr në konsultim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Baki Kelani.