Aktuale

Policia zbardh detaje të reja, për vdekjen e një të mituri nga Suhareka

Policia e Kosovës përmes raportit për media ka dhënë detaje për vdekjen e një nxënësi nga Suhareka të premten rreth orës 18:00.

Policia e ka cilësuar vdekjen si të dyshimtë, pasi rrethanat e vdekjes janë ende të panjohura.“Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar në spitalin regjional të Prizrenit. Viktima nuk ka pasur në trup shenja dhune fizike, nuk dihet shkaku i vdekjes”, thuhet në raport.
Me vendimin e prokurorit kujdestar trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion.