Aktuale

Policia vazhdon bastisjet që lidhen me dallavere në ATK

Policia e Kosovës ka vazhduar edhe sot një aksion bastisjesh. Me gjasë, ky aksion është vazhdimësi e bastisjeve të djeshme për të cilat kishte raportuar Gazeta Express.

Aksioni i djeshëm ishte ndërmarrë në ATK, me c’rast ishin arrestuar dy zyrtarë të divizionit të lojërave të fatit, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Policia e Kosovës, të kontaktuar nga Gazeta Express, nuk janë deklaruar për aksionin, por kanë paralajmëruar se së shpejti do të dalin me një komunikatë me informata dhe detaje.