Aktuale

Policia tregon detajet për arin ilegal që gjeti dje, tetë të arrestuar

Policia e Kosovës të enjten gjatë ditës ka zhvilluar një operacion të gjerë bastisjesh në bashkëpunim Doganën e Kosovës dhe ATK’në kundër krimit të organizuar.

Operacioni është zhvilluar në rreth 50 lokacione të ndryshme, në gjithë Kosovën.

Cak i operacionit ka qenë origjina e arit.

Në këtë operacion janë konfiskuar 26 kilogramë ari, 33 kilogramë argjend dhe shumë gjësende tjera të cilat do të sherbëjnë si prova materiale, ka bërë të ditur PK në një konferencë për media, të premten.

Po ashtu janë arrestuar edhe tetë persona të dyshuar.