Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka konfirmuar arrestimin e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Fetahut, në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Arrestimi sipas policisë është bërë pasi ai ka qenë person në kërkim nga hetuesia kosovare për gati një vit.
Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje në njoftimin për arrestimin e aktivistit të saj, tha se ai është arrestuar pa i dhënë asnjë arsye.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Me datën 02.09.2016 rreth orës 01:30 gjatë regjistrimit në dalje të Shtetasit të RKS-së me iniciale F. F. i lindur më (1981) në Lipjan, i njëjti ka rezultuar pozitiv në listën e ndalimit që nga data 02.11.2015, respektivisht sipas rastit të regjistruar ka qenë në kërkim nga hetuesia që nga ajo kohë dhe sipas procedurave ligjore ai i është dorëzuar njësisë përkatëse të hetimeve rajonale në Prishtinë për procedura të mëtejme ligjore.