Policia e Kosovës në një konferencë të jashtëzakonshme lidhur me tentim vrasjen e avokatit Azem Vllasi ka bërë të ditur se ka arritur të arrestoj dy persona si të dyshuar për tentim vrasjen ndaj avokatit.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka bërë të ditur se për hetimin e rastit si dhe lokalizimin e personave të dyshuar, policisë i ka asistuar edhe AKI.
“Policia e Kosovës në bashkëpunim me AKI kanë arritur që ta bëjnë lokalizimin e personave të dyshuar. M.J (1956) është personi i parë, si dhe A.LL (1965), dyshohet që është pjesëmarrës në këtë rast”, ka thënë Kelani.
Sipas tij, Policia e Kosovës ka bërë bastisjen e lokacioneve të ndryshme, duke përfshirë shtëpitë e të dyshuarve. Po ashtu janë sekuestruar dokumentet e të dyshuarve dhe incizimet e kamerave.