Policia raporton se mbrëmë në fshatin Banjë të Zubin Potokut është sulmuar me armë zjarri policia kufitare.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 21 e 44 derisa vetura zyrtare e Policisë ishte në lëvizje ku edhe u sulmua nga të dyshuar të panjohur.
Përveç dëmeve materiale të shkaktuara në veturë, nuk raportohet për të lënduar./KosovaPress/