Djali i kryetarit të komunës së Shtimes, Naim Ismajli është plagosur me armë zjarri, respektivisht ka marrë lëndime nga një plumb qorr.
Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës ka thënë për FaktePlus, se rasti ka ndodhur në një lokal ku edhe është raportuat për të shtëna me armë zjarri.
“Me datën 20.10.2019, rreth orës 03:00, në rrugën Ferizaj – Lipjan, saktësisht në një lokal, është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ku lëndime trupore nga arma e zjarrit kanë marrë tre persona. Të njejtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Ajo tutje ka thënë se Policia e Kosovës është duke punuar për arrrestimin e personave të dyshuar.
“Akrualisht policia është duke punuar për arrestimin e personave të dyshuar si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me rastin”, thotë Ahmeti.
Për këtë rast ka folur edhe vet kryetari i Shtimës, Naim Ismajli i cili tha se e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda një lokali në afërsi Graçanicë, ku djali i tij ka qenë me shoqëri dhe ka qenë mysafir në atë lokal dhe ka pasuar nga disa plumba qorr./FaktePlus