Aktuale

Policia serbe ndalon nënkryetarin e Partisë Liberale Serbe në Merdare, reagon Haradinaj

C

Nënkryetari i Partisë Liberale Serbe, Boban Stankovic, është ndaluar në pikën kufitare në Merdare nga policia e Serbisë, ku edhe po merret në pyetje.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook, duke e quajtur këtë veprim të autoriteteve serbe qasje jokonstruktive ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Lexoni statusin e plotë të Haradinajt:

Vazhdojnë provokimet dhe qasja jokonstruktive e shtetit serb ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës

Sot në pikën kufitare në Merdare, është ndaluar nënkryetari i Partisë Liberale të serbëve të Kosovës si dhe zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Boban Stankovic. Ai po mbahet nga zyrtarët policorë serb pa asnjë arsye dhe në bazë të informacioneve që kemi ai po merret në pyetje nga zyrtarë të BIA-së serbe.

Ftojmë autoritetet serbe që të ndalojnë praktikat tilla të presionit ndaj qytetarëve serb, të cilët duan ta ndërtojnë jetën e tyre në Republikën e Kosovës. Kosova është shtet i gjithë qytetarëve të saj dhe ne nuk do të pranojmë që në këtë formë të frikësohen qytetarët tanë. /FaktePlus