Aktuale

Policia publikon fotot e sulmuesve të Parim Ollurit, kërkon ndihmë për identifikimin e tyre (Foto)

Policia e Kosovës përmes publikimit të imazheve nga xhirimet e kamerve ku shihen sulmuesit e Drejtorit të Insajderit, Parim Olluri, ka kërkuar ndihmën për identifikim të tyre.

“Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse po kërkojmë përkrahjen e qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar”.

“Andaj të gjithë ata që kanë informacion lidhur me personat e dyshuar dhe vendndodhjen e tyre i lusim që informacionet e tilla përmes numrit 192, t’ia kalojnë policisë ashtu që të mundësohet kapja e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtori i Gazetë Insajderi, Parim Olluri, është sulmuar fizikisht, me 16 gusht në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.