Aktuale

Policia po heton një vdekje në Rashnicë të Shtimes

Një mashkull është gjetur pa shenja jete pranë shtëpisë së tij në fshatin Rashnicë të Shtime.

Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./KosovaPress/