Kryeministri Edi Rama ishte sot në prezantimin më të re të risisë së Policisë së Shtetit, ku tani e tutje mjetet e uniformave blu do të furnizohen më kartë elektronike.
Në këtë prezantim, Rama thuri lavde për profesionalizmin dhe transformimin që i është bërë Policisë së Shtetit.
Por, ditën e sotme është publikuar një video nga JOQ, ku një qytetar i moshuar nxirret jashtë nga policia me forcë.
Ai ka rezistuar, pasi pritet që t’i prishet shtëpia nga qeveria, ku në atë zonë është planifikuar që të kalojë një rrugë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrugën ‘Jordan Misja’ në Tiranë. I moshuar pretendon se duan që ti prishin shtëpinë padëmshpërblim.