Studentë nga “Demokracia Studentore” janë mbledhur në kampusin e Universitetit të Prishtinës, përkatesisht pranë kishës ortodokse serbe, në një aksion simbolik përmes të cilit kanë ekspozuar fotografi të krimeve të luftës dhe masakrat të cilat i kanë kryer kriminelët serbë gjatë luftës në Kosovë.
Megjithatë, siç raporton KosovaPressi, studentët janë penguar nga Policia e Kosovës të cilët kanë tentuar që të vendosin forografitë e masakrave në objektin kishtar.
Aksioni simbolik sipas organizatorëve është inciuar pas provokimeve që po i bënë Serbia në Kosovë dhe priftërinjve që kanë bërë liturgji në Kishën Ortodokse Serbe, e cila gjendet në Kampusin Universitar e ndërtuar me dhunë nga Slobodan Millosheviq. /KP