Policia e Kosovës ka njoftuar se ende në rrethana të panjohura një grua është goditur nga treni, ku më pas ka vdekur.
Sipas Policisë ky rast është nën hetime për të konstatuar se si ka ardhur deri te goditja e viktimës.
“Raportohet se në rrethana ende të panjohura viktima femër K/Shqiptare është goditur nga treni, ku si pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë dhe prokurori i shtetit, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /FaktePlus