Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë arritur në Stacionin e Autobusëve, ku është bllokuar puna nga punëtorët, të cilët kanë kërkuar ndihmë për çështjen e vulave, të cilat po i mban punëtorja Mehrije Rexha.
Përfaqësuesi i punëtorëve, Sheqer Abazi është takuar me ushtruesin e detyrës së kryeshefit ekzekutiv në Stacionin e Autobusëve, Nezir Rama, ku të pranishëm kanë qenë edhe pjesëtarë të Policisë.
Përfaqësuesi i punëtorëve ka thënë se nuk do të përdorin masa të dhunshme për të arritur deri tek vulat.
Ai nuk ka bërë të ditura detaje të tjera nga ky takim./KosovaPress/
