Gjatë ditës së djeshme, në lokacione të ndryshme, Policia e Kosovës ka arrestuar 7 persona.
Policia e Kosovës, gjatë ditës së djeshme ka arritur që të arrestojë në lokacione të ndryshme shtatë persona që ishte në kërkim të tyre.
Sipas njoftimit të policisë, të gjithë të dyshuarit janë duruar në mbajtje dhe në vuajtje të dënimit.
Tre persona janë arrestuar vetëm në rajonin e Prishtinës.
Në ora 14:50, në Drenas, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, policia ka arrestuar një person dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës, shkruan lajmi.net.
Personin tjetër, policia ka arritur që ta arrestoj në Prishtinë në ora 21:00 të mbrëmjes së djeshme.
Po ashtu edhe ky arrestim është bërë në bazë të urdhëresave të lëshuara nga gjykata. Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Një tjetër arrestim të personi në kërkim Policia e Kosovës e ka kryer në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në ora 16:00 të ditës së djeshme.
Sipas njoftimit, ky arrestim është bërë në bazë të urdhëresave të lëshuara nga gjykata dhe me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, raporton lajmi.net.
Një person tjetër është arrestuar në rrugën “Ismajl Qemajli”, në Suharekë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Suharekë.
Edhe në pikëkalimin kufitar në Vërmicë në ora 23:00, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një person dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit.
Arrestimi tjetër është bërë në fshatin Strellc të Deçanit në ora 20:15.
Sipas Policisë së Kosovës, edhe ky arrestim është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
Edhe në Mitrovicë, Policia ka kryer një operacion, me ç’rast ka arritur që ta arrestoj një person që ishte në kërkim të tij.
Në ora 11:20 në rrugën “Artim Jashari”, në këtë qytet, Policia e Kosovës në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata e ka kryer këtë arrestim dhe i njëjti person është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës. /Lajmi.net/