Aktuale

Policia në aksion, arrestoi 27 persona

Policia e Kosovës vetëm gjatë së dielës ka arrestuar 27 persona.

Gjatë ditës së diel, Policia e Kosovës ka arrestuar 27 persona për vepra të ndryshme penale, shkruan lajmi.net.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, 21 persona janë në mbajtje ndërkaq vetëm një person është në vuajtje të dënimit.

Përveç numrit të të arrestuarve, Policia e Kosovës në statistikat e përgjithshme ditore nuk ka dhënë ndonjë detaj se për çfarë vepra penale janë arrestuar këta persona.

the authorGazetaKNN