Aktuale

Policia ndërmerr aksion kundër bizneseve ilegale

Policia e Kosovës në këto momente është duke zhvilluar një aksion policor në disa lokacione të Kosovës.

Gazeta Express, merr vesh se policia po i heton disa biznese të cilat dyshohet se në mënyrë ilegale apo  Dream Box siç njihen po e përfaqësojnë në Kosovë kompaninë e Digit’Albit. Ndërkohë që aksioni është duke vazhduar.

E pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë thënë për Express se është duke u zhvilluar një aksion pa e specifikuar se për çfarë po bëhet ai.

“Mund t’iu konfirmoj se Policia e Kosovës me njësitet e saja relevante, në disa rajone të Kosovës është duke e realizuar një operacion policor”, ka thënë Baki Kelani nga policia e Kosovës.