Njësitë policore kanë ndaluar një person në Han të Elezit, të cilit gjatë kontrollit në kabinën e automjetit i janë gjetur dhe konfiskuar 180 palë syze me dioptri të ndryshme.
Siç njofton policia, konfiskimi i mallit është bërë, pasi i dyshuari nuk ka poseduar asnjë lloj dokumenti, por vetëm ka deklaruar se i kishte blerë në Bullgari.
“Nga njësitë policore është ndaluar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili ka qenë duke e drejtuar një automjet kombi me targa vendore. Gjatë kontrollit në kabinën e kombit janë gjetur dhe konfiskuar 180 palë syza me dioptri të ndryshme për të cilat i dyshuari nuk ka poseduar asnjë lloj dokumenti, por ka deklaruar se i kishte blerë në Bullgari”, thuhet në raportin e policisë.
Bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./FaktePlus