Aktuale

Policia: Moti po përkeqësohet, kujdes në rrugë

Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë më të kujdesshëm dhe t’i respektojnë rregullat që dalin nga ligji për komunikacionin rrugor, t’i respektojnë shenjat e trafikut, si dhe të iu përshtaten kushteve të rrugës dhe kushteve atmosferike, sidomos në orët e hershme dhe të vona, në mënyrë që të parandalohen aksidentet dhe pasojat e mundshme në njerëz.

Referuar përkeqësimit të motit, të reshurave të shiut dhe mundësisë së paraqitjeve të ngricave në ditët në vijim, Policia e Kosovës ka paralajmëruar se do të ndërmarrë masa konkrete në ngritjen e nivelit të sigurisë në komunikacionin rrugor si në aspektin parandalues, po ashtu edhe në atë veprues./KosovaPress/